Nis seanca ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të dyshuar për spiunazh

Aktuale

Nis seanca ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të dyshuar për spiunazh

Më: 5 mars 2025 Në ora: 13:41
Nis seanca ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të dyshuar për spiunazh

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka nisur seanca e shqyrtimit fillestar në çështjen penale ndaj të pandehurve Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, të dyshuar për spiunazh për Agjencinë Serbe të Sigurisë dhe Informacionit (BIA).

Të pandehurit janë sjellur brenda seancës me pranga dhe nën masa të rrepta të sigurisë.

Siç raportohet nga vendi i ngjarjes, në seancë janë të pranishëm edhe familjarët e të të pandehurve.

Prokuroria Speciale e Kosovës në shkurt të 2025-së ka ngritur aktakuzë ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit për veprën penale – spiunazh.

Bedri Shabani e Muharrem Qerimi dyshohet se i kanë dhënë informacione Shërbimit Sekret Serb (BIA), mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), masakrat në Kosovë, Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, Policinë e Kosovës e Inspektoratin Policor të Kosovës.

Ata akuzohen se këto informacione i transmetuan edhe përmes telefonave dhe e-mail-eve.

Të dyshuarit ngarkohen me veprën penale – spiunazhi, ndërsa Muharrem Qerimi edhe me veprën penale – armëmbajtje pa leje. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat