Tentim-grabitja në Veternik: Gjendja e të plagosurve e rëndë, po trajtohen në Intensivë

Aktuale

Tentim-grabitja në Veternik: Gjendja e të plagosurve e rëndë, po trajtohen në Intensivë

Më: 18 mars 2025 Në ora: 11:34
Foto ilustrim

Dy persona janë plagosur ditën e djeshme gjatë një tentim-grabitje që ndodhi në hapësirat e jashtme të Qendrës Tregtare “Albi Mall”.

Njëri nga ta punëtor i sigurimit, e tjetri nga grupi i të dyshuarve, janë në gjendje të rëndë.

Lidhur me gjendjen e tyre, detaje dha shefi i Intensives, Shaqir Uka, tha se të plagosurit janë në gjumë me barna dhe të kyçur për aparatura mjekësore.

Ai theksoi se gjendja e tyre po monitorohet 24 orë.

“Gjendja e përgjithshme e tyre vazhdon me qenë e rëndë. Pacientët e plagosur me armë zjarri pas ekzaminimeve dhe trajtimit kirurgjik në sallën operative e cila është kryer dje, janë sjellur për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në Qendrën e Mjekimit Intensiv Qendror ku po vazhdojnë të marrin trajtim edhe më tutje. Ne jemi në fazën kur tentojmë ta bëjmë stabilizimin e tyre mjekësor të këtyre parametrave vitalë. Të dy qëndrojnë të fjetur me barna, të kyçur për aparatura mjekësore dhe po monitorohen 24 orë”, theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat