Maloku: Një koalicion LVV – PDK do të ndikonte në shuarjen e polarizimeve politike

Aktuale

Maloku: Një koalicion LVV – PDK do të ndikonte në shuarjen e polarizimeve politike

Më: 20 mars 2025 Në ora: 06:23
Albinot Maloku

Politologu, Albinot Maloku, duke folur për mundësitë e formimit të qeverisë së re, ka vlerësuar se është e mundshme që të bëhet edhe nga LVV por edhe partitë opozitare.

Por, ai ka thënë se një koalicion qeverisës mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike do të ndikonte në shuarje e polarizimeve politike.

Maloku ka thënë nëse LDK bëhet pjesë e qeverisë  “shpëton” Abdixhiku por jo partia.

“Kishte me qenë shumë më mirë me u pa, ndoshta me u shua këto polarizimet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike. Në qoftë se Lidhja Demokratike bëhet pjesë e qeverisë, shpëtohet z.Abdixhiku por jo partia. Lidhja Demokratike e Kosovës ka nevojë me qenë prapë në opozitë por me parakushtet me qenë më e angazhuar maksimalisht. LDK do të ishte e shpëtuar në opozitë”, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat