Ushtarët çekë dhe moldavë në Prishtinë, stimulojnë mbrojtjen e forcave në baza të sigurisë

Aktuale

Ushtarët çekë dhe moldavë në Prishtinë, stimulojnë mbrojtjen e forcave në baza të sigurisë

Më: 20 mars 2025 Në ora: 12:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Ushtarët e Njësisë Multinationale të Përspecializuar (MSU), përkatësisht ata nga Republika Çeke dhe Moldavia, realizuan një ushtrim intensiv në bazën e MSU-së në Prishtinë, kështu duke demostruar masat efektive të mbrojtjes së forcave dhe përgatitjen e lartë tekniko-taktike, duke treguar aftësinë për të neutralizuar çdo kërcënim të mundshëm.

Ky ushtrim, ishte i fokusuar në simulimin e një sulmi të jashtëm ndaj kazermave brenda bazës.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, në bazë të Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244 të vitit 1999, për të siguruar një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë.”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndër të tjera theksohet se misioni i KFOR-it përfshin gjithashtu garantimin e lirisë së lëvizjes dhe sigurisë për të gjithë, pa asnjë dallim. Ky mision realizohet në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat