Një muaj paraburgim ndaj kryeshefit të KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi

Aktuale

Një muaj paraburgim ndaj kryeshefit të KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi

Më: 20 mars 2025 Në ora: 16:50
Hasan Krasniqi

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për Hasan Krasniqin, kryeshef i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”.

Ai dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim të dokumentit zyrtar.

Sipas vendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake, paraburgimi është vendosur me arsyetimin se ekziston rreziku i përsëritjes së veprave penale, rreziku i ikjes, si dhe mundësia që i pandehuri të ndikojë në prova apo dëshmitarë, duke penguar kështu rrjedhën normale të procedurës penale.

“Palët e pakënaqura me këtë vendim kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat