Bajqinovci: Çdo herë më shumë po vërtetohet se Lumiri tash është “peng” i Devollëve - ja pse!

Aktuale

Bajqinovci: Çdo herë më shumë po vërtetohet se Lumiri tash është “peng” i Devollëve - ja pse!

Nga: A.SH Më: 22 mars 2025 Në ora: 12:14
Lumir Abdixhiku

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se është raportuar se Lumir Abdixhiku ka zhvilluar një takim me Bedri Devollin.

Sipas tij, me këtë takim po ngrenë dyshime për lidhjet e tij me këtë grup.

Deputeti thotë se, fushata e kushtueshme e LDK-së tani duket se po i kthehet në barrë kryetarit të saj, i cili po përballet me sfida të brendshme dhe kritika të ashpra.

Postimi i plotë:

Çdo herë më shumë po vërtetohet se Lumiri tash është peng i Devollëve. Ka disa ditë që raportohet që ka pasur takim mes Lumirit dhe Bedrisë. Kështu është kur të bëhesh investim i dikujt tjetër. Pastaj të trajtojnë si pronë. Fushata e shtrenjtë e LDK-së, tash po i kushton shumë shtrenjtë Lumirit, që lum nuk ka me mujt me bo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat