Fevziu: Nuk e di a do e pres, por Shqipëria dhe Kosova do të jenë një unitet territorial

Aktuale

Fevziu: Nuk e di a do e pres, por Shqipëria dhe Kosova do të jenë një unitet territorial

Më: 22 mars 2025 Në ora: 14:55
Gazetari Blendi Fevziu

Gazetari Blendi Fevziu në “Weekend”, ka rrëfyer tri nga ngjarjet që e kanë formuar karakterin që ai sot ka.

Fevziu përmendi luftën e Kosovës dhe Pavarësinë si ndër ngjarjet që ia formuan karakterin.

“Viti 1990 është një prej momenteve më të rëndësishme në jetën time, lufta e Kosovës si dhe shpallja e pavarësisë së Kosovës, po i bashkoj të dyja, si dhe transformimi i Shqipërisë. Unë kam lindur në një vend të izoluar, më i izoluari në glob, më i izoluar sesa Koreja e Veriut. Ky transformim për mua është kënaqësi”, tha Fevziu në Weekend.

Tutje, Fevziu tha se Kosova dhe Shqipëria më të bukura bashkë

“Problemi i bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, përtej presionit ndërkombëtar që nuk lejon, është edhe një truk i vogël lokal. Secili qoftë në Kosovë qoftë në Shqipëri, por më shumë në Kosovë iu duket vetja më mirë të parë në fshatin e vet sesa së bashku në qytet”, tha ai.

Ai ndër të tjerash tha se në të ardhmen Shqipëria dhe Kosova do të jenë një unitet territorial.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat