LVV ankohet në Kushtetuese për vendimin refuzues të Supremes për votat me postë

Aktuale

LVV ankohet në Kushtetuese për vendimin refuzues të Supremes për votat me postë

Më: 27 mars 2025 Në ora: 16:56
LVV

Lëvizja Vetëvendosje kanë njoftuar se janë ankuar sot në Gjykatë Kushtetuese për vendimin e Gjykatës Supreme që ka refuzuar ankesën dhe kërkesën e partisë që drejton Albin Kurti, për anulim të votave me postë dhe përsëritje të procesit të votimit.

Në një komunikatë për media, LVV ka sulmuar Gjykatën Supreme duke thënë se vendimi i tyre është i ndikuar politikisht dhe është vendim absurd.

Reagimi i plotë:

Lëvizja VETËVENDOSJE! sot ka parashtruar kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Gjykatës Supreme në Gjykatë Kushtetuese së bashku edhe me kërkesën për masë të përkohshme ndaj një vendimi absurd dhe të ndikuar politikisht të Supremes.

Konsiderojmë se është detyrë e të gjithëve dhe veçanërisht e inistutcioneve të thirrura që të ruajnë vullnetin e shprehur të qytetarëve në procesin zgjedhor, vullnet nga i cili buron legjitimiteti i secilit institucion të Republikës. Kësisoj, vetëm një vendim i drejtë i Gjykatës Kushtetuese do të ishte siguresë e ndalimit të deformimi të tillë.

Në këto rrethana vendimi në kohë sa më të hershme në lidhje me kërkesën për masë të përkohshme do të ishte mundësi e vetme e parandalimit të tjetërsimit dhe deformimit të vullnetit të shprehur të qytetarëve në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat