Qeveria mban mbledhje elektronike, ja çfarë miratoi

Aktuale

Qeveria mban mbledhje elektronike, ja çfarë miratoi

Më: 28 mars 2025 Në ora: 22:04
Qeveria

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar tri raporte dhe ka aprovuar një udhëzim administrativ.

Në njoftim thuhet se është miratuar raporti vjetor financiar për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024, dhe raporti i vlerësimit të përshtatshmërisë së sistemit të financimit të komunave për 2024.

Po ashtu, është aprovuar udhëzimi administrativ për ndryshim-plotësimin e udhëzimit administrativ për ambalazhin dhe mbeturinat e ambalazhit.

Njoftimi:

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje elektronike në të cilën ka:

–        Miratuar Raportin Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024.

–        Miratuar Raportin e Vlerësimit të Përshtatshmërisë së Sistemit të Financimit të Komunave për vitin 2024.

–        Aprovuar Udhëzimin Administrativ për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 07\2023 për Ambalazhin dhe Mbeturinat e Ambalazhit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat