Berisha: Qeveria po mbron mafinë energjetike, po lë popullin nën frikë e krim

Aktuale

Berisha: Qeveria po mbron mafinë energjetike, po lë popullin nën frikë e krim

Më: 2 prill 2025 Në ora: 13:12
Zafir Berisha

Zafir Berisha nga NISMA ka kritikuar ashpër qeverinë, duke e akuzuar për mbrojtjen e interesave të mafisë energjetike në vend që të përkujdeset për qytetarët

Ai theksoi se qeveria po arreston aktivistët që kundërshtojnë çmimet e larta të energjisë, duke u sjellë si një makineri represive.

Berisha gjithashtu ngriti shqetësimin për rritjen e krimit në vend, duke përmendur pesë vrasje në vetëm 10 ditë, duke e cilësuar situatën si alarmante.

Ai kërkoi përgjegjësi nga qeveria dhe bëri thirrje për një të ardhme më të sigurt dhe më të drejtë për qytetarët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat