Osmani takon një delegacion nga Anglia, diskutojnë për fushat e mbrojtjes dhe ekonomisë

Aktuale

Osmani takon një delegacion nga Anglia, diskutojnë për fushat e mbrojtjes dhe ekonomisë

Më: 9 prill 2025 Në ora: 11:34
Pamje nga takimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim një delegacion nga Mbretëria e Bashkuar, të udhëhequr nga deputeti Alex Sobel dhe anëtarja e "City Leaders", Cllr Helen Hayden.

Gjatë takimit, u diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, me fokus në sektorët që kanë interes të ndërsjellë dhe për mundësitë konkrete të avancimit të projekteve të përbashkëta, raporton KosovaPress.

“Në këtë kontekst, u diskutua edhe për hapat që po ndërmerren pas iniciativës së Presidentes për një marrëveshje bashkëpunimi strategjik në fushat e mbrojtjes dhe ekonomisë, e cila është mirëpritur nga Sekretari i Mbretërisë së Bashkuar”, thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet se presidentja Vjosa Osmani, me këtë rast, nënvizoi se përmes kësaj marrëveshjeje synohet forcimi i mëtejshëm i lidhjeve mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke ndërtuar ura të reja bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ekonomisë dhe sektorë të tjerë strategjikë, për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe të gjithanshëm të dy shteteve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat