Dështimi i seancës konstituive, Kurti reagon ashpër ndaj opozitës: Ky është sulm brenda institucional!

Aktuale

Dështimi i seancës konstituive, Kurti reagon ashpër ndaj opozitës: Ky është sulm brenda institucional!

Nga: A.M. Më: 15 prill 2025 Në ora: 13:34
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh ish-kryeministri, Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministër në detyrë, Albin Kurti ka reaguas pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, kritikoi ashpër partitë opozitare, ku tha se ata u rebeluan kundër betimit të deputetëve.

Madje, Kurti tha se ky është sulm ndaj zgjedhjeve demokratike dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

“Ne qeverisim mbarë e mirë, këta lanë nam e bëjnë lajm të keq për shtetin tonë. Se janë kundër qeverisë e Republikës dihet, por se janë edhe kundër vetvetes, këtë e mësuam sot”, shkroi Kurti, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Deputët e opozitës PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK sot votuan kundër raportit të komisionit për verifikimin e mandateve. Në një votim krejt formal e teknik që bazohet në dokumentacionin e KQZ-së, ata u rebeluan kundër betimit të deputetëve dhe konstituimit të legjislaturës së nëntë.

Ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike. Kjo është situatë e paparë në shtetin tonë e shumë më gjerë. Ne qeverisim mbarë e mirë, këta lanë nam e bëjnë lajm të keq për shtetin tonë. Se janë kundër qeverisë e Republikës dihet, por se janë edhe kundër vetvetes, këtë e mësuam sot.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat