“Të verbuar nga etja për pushtet” –Faton Peci me gjuhë të ashpër ndaj opozitës pas seancës

Aktuale

“Të verbuar nga etja për pushtet” –Faton Peci me gjuhë të ashpër ndaj opozitës pas seancës

Nga: A.M. Më: 15 prill 2025 Në ora: 21:40
Albin Kurti, Faton Peci, Donika Gervalla

Deputeti, Faton Pecu ka komentuar zhvillimet që ndodhën sot gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Në një postim në Facebook, Peci ka shkruar se opozita i kanë mohuar institucionet e Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë:

Sot, në Kuvendin e Republikës, opozita, e udhëhequr dëshpërimisht nga ambicia nihiliste, mohoi edhe vetveten; e verbuar nga etja për pushtet si humbëse e zgjedhjeve, duke krijuar një precedent të paparë më parë në praktikën parlamentare të Republikës.

Me të njëjtën ambicie, ata mohojnë edhe vetë institucionet e Republikës së Kosovës. Por një e vërtetë mbetet e pakontestueshme: vullneti i popullit! Ai është i patjetërsueshëm, stoik dhe përfaqëson dinjitet.              

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat