VV synon ta marr votën e Marigona Gecit, “Nuk flas për këtë çështje”, thotë Gani Geci

Aktuale

VV synon ta marr votën e Marigona Gecit, “Nuk flas për këtë çështje”, thotë Gani Geci

Më: 17 prill 2025 Në ora: 06:49
Gani Geci

RTV Dukagjini merr vesh nga burimet e veta se Lëvizja Vetëvendosje ka synuar të ‘peshkoj’ vota në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) një ditë para thirrjes së seancës konstituive të Kuvendit pas dështimit të parë.

Vetëvendosje përmes Gani Gecit ka synuar ta siguroj votën e vajzës së tij, deputetes Marigona Geci.

Dukagjini ka kontaktuar me z.Gecin lidhur me këtë çështje, por ai ka thënë se nuk do të flas për këtë.

“Nuk flas për këtë çështje sonte”, ka thënë Gani Geci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat