Avokati i familjes së Afrim Bunjakut, Arianit Koci, ka kërkuar burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit që po gjykohen për sulmin në Banjskë.
Në seancën që po mbahet sot, Koci tha së familja e rreshterit Bunjaku meriton drejtësi.
“Afrimi nuk u dorëzua. U vra por nuk u thye”, tha Koci, duke thënë se qellimi ishte i qartë: aneksimi i veriut.
“Kërkojmë drejtësi të vendoset. Aty ku rreshteri Bunjaku e mbroi me jetë”, shtoi Koci.
Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq, të akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, sot dolën përpara trupit gjykues në Gjykatën e Prishtinës.
Prokurori i këtij rasti, Naim Abazi, në cilësi të dëshmive, ka prezantuar video dhe fotografi nga vendi i ngjarjes, me qëllimin për të dëshmuar organizimin dhe vajtjen e këtij sulmi terrorist.