Arben Gashi ka thënë se me betimin e ri humbet funksioni paraprak dhe se sot pritet të votohet dhe të nisë formimi i institucioneve të reja, në varësi të shumicës parlamentare.
“Ajo që mund të ndodhë sot, dhe unë mendoj se do të ndodhë, është që të kalojmë në një fazë të vendimit serioz institucional.
Kjo nënkupton që, në momentin e dhënies së një betimi tjetër, humbet funksioni paraprak. Sot do të hidhet në votim, dhe besoj se janë mobilizuar dhe do ta kalojnë raportin. Sot bëhet betimi.
Pastaj, nëse do të zgjedhet kryetari dhe trupat e tjerë, apo nëse do të fillojë menjëherë procesi i formimit të qeverisë, këto janë çështje të shumicës, të numrave”. tha Gashi.