Haxhiu: I kemi numrat, por s’po ua tregoj se pastaj…

Aktuale

Haxhiu: I kemi numrat, por s’po ua tregoj se pastaj…

Më: 17 prill 2025 Në ora: 22:03
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje i ka siguruar votat e nevojshme për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka kritikuar ashpër qëndrimin e opozitës, duke e cilësuar si absurd dhe të pajustifikuar.

Haxhiu u shpreh se opozita është e vetëdijshme për faktin që Vetëvendosje tashmë i ka numrat për të ecur përpara me krijimin e institucioneve.

“Ata e dinë që i kemi numrat. Nëse të tregoj ty, më nuk është interesant,” tha ajo me ironi, kur u pyet konkretisht për numrin e votave të siguruara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat