Reagon Balje: Ka nga ne që nuk e shesin besimin për një karrige

Aktuale

Reagon Balje: Ka nga ne që nuk e shesin besimin për një karrige

Më: 19 prill 2025 Në ora: 12:44
Duda Balje

Deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka reaguar pak para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Në reagimin e bërë në Facebook, ajo ka shkruar “Ka nga ne që nuk e shesin besimin për një karrige”.

Ndryshe, Duda Balje kishte bërë kërkesë për krijimin e një komune me shumicë boshnjake në Kosovë – kërkesë kjo që e ka vendosur si kusht për përfshirjen në çdo koalicion qeverisës, qoftë me Albin Kurtin, qoftë me partitë opozitare.

Balje kishte theksuar se nuk është një kërkesë e re, por një aspiratë mbi 20-vjeçare e komunitetit boshnjak në Kosovë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat