Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka uruar deputetët e betuar nga kjo parti politike, i cili ka thënë “dalshi faqebardhë”.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Abdixhiku theksoi se sot u bë e qartë se kush e ka bllokuar procesin institucional. Teksa ai shtoi se pas pranimit të dorëheqjeve verbale nga Komisioni Verifikues dhe krijimit të rrethanave të reja, është bërë e mundur përparimi i procesit të verifikimit të mandateve.
Abdixhiku theksoi se partia e tij do të vazhdojë të mbrojë Kushtetutën, duke qenë kujdestare e ligjshmërisë dhe institucioneve të shtetit
“Deputetëve të betuar të LDK-së, dalshi faqebardhë. Urime dhe të gjithë deputetëve të betuar të Kuvendit të Republikës.Perdet sot ranë! Numrat u panë. Me to dhe arsyet e bllokimit institucional deri tash. Pas pranimit të dorëheqjeve verbale nga Komisioni Verifikues, pas krijimit të rrethanave të reja përmbajtësore, raporti me gjithë procesverbal, njohu dorëheqjet, rekomandoj verifikimin.
LDK do të vazhdojë të kujdestarojë dhe mbrojë Kushtetutën para betimit e pas betimit; si sjellje, si besim! Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin tonë!”, ka shkruar Abdixhiku.