Murati: 'Nuk heqim dorë nga Haxhiu', të reflektojnë partitë tjera

Aktuale

Murati: 'Nuk heqim dorë nga Haxhiu', të reflektojnë partitë tjera

Më: 21 prill 2025 Në ora: 16:12
Hekuran Murati

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, mandatin e kaluar ministër i Financave, Hekuran Murati, arsyetoi ndërprerjen e seancës së Kuvendit në mungesë të pajtimit mes subjekteve politike për votimin e kryetarit të Kuvendit.

Murati tha se për konstituimin e Kuvendit duhet reflektim i Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Mes tjerash, Murati konfirmoi se LVV-ja do të vazhdojë të mbështesë deputeten Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit edhe në vazhdimin e sancës, të mërkurën e 23 prillit./REL

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat