Smajljaj: Nuk pritet të ketë zhbllokim të situatës në një të ardhme të afërt

Aktuale

Smajljaj: Nuk pritet të ketë zhbllokim të situatës në një të ardhme të afërt

Më: 22 prill 2025 Në ora: 06:46
Politologu, Avdi Smajljaj

Politologu, Avdi Smajljaj e ka quajtur të pritshme ndërprerjen për herë të katërt të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Smajlaj ka deklaruar kështu duke u bazuar në siç është  shprehur ai ‘qëndrimet e partive politike, ngërqin politik dhe vështirësinë e tyre për të bërë kompromis me njëra tjetrën’

Ai në  emisionin “Ditari” ka shtuar se edhe në  të  ardhmen e afërt nuk beson se do të  ketë zhbllokim të ngërçit politik.

“Është ajo e pritshmja marrë për bazë qëndrimet e partive politike, marrë për bazë ngërqin politik, marrë për bazë atë që  partitë politike sikur po e kanë të vështirë një farë mënyre të  bëjnë kompromis njëra me tjetrën atëherë seanca e sotshme ishte e pritshme dhe besoj që në rast se partitë politike nuk lëvizin nga pozicionet e tyre është ajo që do të  presm çdo 48 orë, pra do të  kemi një skenar të njëjtë nga i cili nuk pritet që në të ardhmen e afërt që të  kemi një  zhbllokim dhe të  kemi konstituimin e Kuvendit që pastaj do t’i hapte rrugë  edhe formimit të  qeverisë  së  re”, ka thënë ai.

Sipas tij shkaqet e ngërqit aktual politik janë rezultatet e zgjedhjeve me të cilat për Smajljan duket se Lëvizja Vetëvendosje ende nuk është pajtuar.

“Shkaqet e një ngërqi të  tillë janë rezultatet që kanë dal dhe si duket Lëvizja Vetëvendosje ende nuk është bindur që nuk ka fituar. Nuk po them që ka humbur por nuk ka fituar mjaftueshëm aq sa ka pritur për ta bërë  qeverinë dhe fakti që nuk ka fituar sa duhet e bën të  domosdoshme që të bëj një  koalicion të cilin është e pashpjegueshme pse po hezitojnë që ta bëjnë qoftë me Nismën, qoftë me ndonjë parti tjetër”, ka shtuar Smajljaj.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës nuk ka vazhduar me konstituimin të hënën, duke mos e hedhur në votim propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit pasi mungonin votat për Albulena Haxhiun. Për këtë post LVV-ja kërkoi kohë për të arritur një marrëveshje politike mes partive.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat