Krasniqi: Grupi që e vrau rreshterin Lika s’veproi spontanisht – kanë karakteristikë të terroristëve bashkëkohorë

Aktuale

Krasniqi: Grupi që e vrau rreshterin Lika s’veproi spontanisht – kanë karakteristikë të terroristëve bashkëkohorë

Më: 23 prill 2025 Në ora: 00:06
Kolë Krasniqi

Profesori Kolë Krasniqi ka folur për elementet e vrasjes së policit Muhamed Lika mesnatën e 1 prillit në Kaçanik.

Ai tha se shtatë të arrestuarit kishin të kaluar recidiviste, jo vetëm kriminale ordinere, por edhe kriminale politike, e sipas tij, kjo është karakteristikë e terroristëve bashkëkohorë.

“Kjo është karakteristikë e terroristëve bashkëkohorë fetarë, i mohojnë aktet e tilla, përpiqen që përmes personave të tretë të ndikojnë në dëshmitarë, gjetjen e avokatëve, mohimin e veprave penale. Nuk është si përpara që qëndrojnë burrërisht dhe e mbrojnë doktrinën e vetë. Janë përpjekur edhe gjykimet e veta që t’i përdorin si tribunave për shpalosjen e programeve të veta”.

“Këtu me rëndësi është që të kryhet akti dhe përmes aktit të tillë të përçohet një mesazh i qartë në opinion, i cili është vendosmëria e tyre për kryerjen e aktiviteteve të ngjashme, shkaktimin e frikës që i pengojnë në realizimin e misioneve të tyre dhe misioni i tyre është krijimi i një shteti fetar që do të ishte përmbysje e të gjitha vlerave kombëtare dhe demokratike”, tha Krasniqi.

Tutje, ai tha se marrja e një akti të tillë, përcjellja e policit, për të cilin tha se kishte hetuar me parë aktivitete kundër-kushtetuese të grupit por edhe të personave të tjerë, tregon se bëhet fjalë për një grup të strukturuar dhe nuk ka vepruar në mënyrë spontane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat