Shtyhet seanca ndaj Jon Hotit që akuzohet për vrasjen e dyfishtë në Klinë

Aktuale

Shtyhet seanca ndaj Jon Hotit që akuzohet për vrasjen e dyfishtë në Klinë

Më: 23 prill 2025 Në ora: 14:44
Foto ilustrim

Është shtyrë seanca fillestare ndaj Jon Hotit, i cili akuzohet për vrasje të dyfishtë.

Arsyeja e kësaj shtyrje është mungesa e avokatit të të pandehurit, për shkak se mbrojtësi e kishte pranuar sot ftesën për seancë.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga prokurorja e rastit, Valbon Disha – Haxhosaj.

“Seanca e radhës është paraparë të mbahet më 27 maj”, deklaroi ajo.

I pandehuri Jon Hoti, akuzohet se i kishte privuar nga jeta dy persona, Rexhep dhe Allison Shlivovën.

Ngjarja tragjike kishte ndodhur më 13 nëntor 2024 në Klinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat