Hidhet poshtë aktakuza ndaj ish-udhëheqësve të Ndërmarrjes Publike Banesore, reagon Vetëvendosje

Aktuale

Hidhet poshtë aktakuza ndaj ish-udhëheqësve të Ndërmarrjes Publike Banesore, reagon Vetëvendosje

Më: 23 prill 2025 Në ora: 14:48
Gëzim Sveçla

Lëvizja Vetëvendosje dega në Prishtinë e ka quajtur rast të paprecedent në praktikën gjyqësore hedhjen poshtë të aktakuzës për rastin ndaj ish-zyrtarëve të Ndërmarrjes Banesore Publike të cilin vendim e ka marr Gjykata Themelore e Prishtinës, raporton KosovaPress.

Shefi i Grupit të Asamblistëve të LVV-së bë Prishtinë, Gëzim Sveçla tha se në këtë aktakuzë bëhej fjalë për rrënimin e pronës publike.

Ai kërkoi nga Prokuroria që të ushtroj ankesë në Gjykatën e Apelit, shkruan KosovaPress.

Ndërsa, koordinatori i LVV-së në Prishtinë, Egzon Azemi tha se gjykatat nuk janë në krye të “detyrës kur prapa qëndrojnë kriminelët”.

Ai tha se bëhet fjalë për një projekt gjigant të cilin e cilësoi se aferën më te madhe korruptive në kryeqytet.

Dje, është raportuar se Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka hedhur poshtë aktakuzën ndaj H. H., L. M., A. J., Xh. L., B. P., D. K., G.Sh., dhe V. M.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat