Osmani ua kërkon partive politike emrat për anëtarë të rinj të KQZ-së

Aktuale

Osmani ua kërkon partive politike emrat për anëtarë të rinj të KQZ-së

Më: 24 prill 2025 Në ora: 19:52
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, iu ka kërkuar partive politike që t’i propozojnë emrat për anëtarë të rinj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Lajmin për median e ka konfirmuar zëdhënësi për media i Zyrës së Presidencës, Bekim Kupina.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga partitë politike që t`i propozojnë emrat për anëtarë të rinj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”, tha Kupina.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë, mandati i anëtarëve të KQZ-së është i lidhur me certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës. Me këtë rast, ligji e obligon presidenten që jo më vonë se 30 ditë pas certifikimit të zgjedhjeve për Kuvend të ua kërkojë grupeve parlamentare propozimet për anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat