Përpjekja e gjashtë/ Albulena Haxhiu nuk zgjidhet kryeparlamentare

Aktuale

Përpjekja e gjashtë/ Albulena Haxhiu nuk zgjidhet kryeparlamentare

Më: 25 prill 2025 Në ora: 06:43 Përditësuar në ora: 10:53 më 25.04.2025
Foto ilustrim

Krasniqi pas dështimit të seancës: Kjo është pengmarrje e shtetit, Kurti s’mundet me qenë kryeministër i ardhshëm

Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka kritikuar VV-në për situatën në Kuvend, duke thënë se është e turpshme se si për ‘’teke të një personi të një kandidati të një deputeteje me mbetë peng shteti, kjo është pengmarrje e shtetit të Kosovës për teka të një partie dhe të një njeriu e të një kandidat’’.

Krasniqi ka thënë edhe se fakti që Kurti ‘’s’mundet me qenë kryeministër i ardhshëm është duke e mbajte peng shtetin dhe institucionet  edhe Kuvendin’’.

‘‘Kjo vërtetë është tashmë e pakuptimtë është e turpshme që për teke të një personi të një kandidati të një deputeteje me mbetë peng shteti, kjo është pengmarrje e shtetit të Kosovës për teka të një partie dhe të një njeriu e të një kandidati. Sikur të donin zgjidhje kanë pas mundësi edhe sot, të njëjtën mundësi e kanë edhe pasnesër  që ta ndërrojnë kandidatin, sepse nuk imponohet kandidati kur se ki shumicën.

Problemi themelor është pra që këta nuk kanë shumicë, dhe fakti që Albin Kurti s’mundet me qenë kryeministër i ardhshëm është duke e mbajte peng shtetin dhe institucionet  edhe Kuvendin, kjo është e papranueshme’’, ka thënë ai.

Tutje, ai ka deklaruar se ka edhe deputetë të tjerë nga VV-ja si Haxhiu, që PDK-ja s’i voton, dhe se Kurti qëllimshëm po e mban bllokadën.

‘‘Sikur zonja Haxhiu ka edhe tjerë aty në radhët e VV-së që ne nuk i votojmë. Ka mjaftueshëm, ka kolegë të opozitës që kanë dhanë emra të caktuar që i votojnë. Albin Kurti po don qëllimshëm me majt bllokadën’’, ka deklaruar ai. 

57 vota për Albulena Haxhiun, Limaj: Këto punë bëhen me marrëveshje, ne s’kemi me askënd

Kreu i Nismës Fatmir Limaj ka folur shkurt pasi kandidatja e VV’së për kryetare të Parlamentit dështoi të marrë votat që i duhen për kryetare të parlamentit.

“S’kemi marrëveshje.

Siç e dini këto punë bëhen me marrëveshje.

Ne s’kemi marrëveshje me askënd” ka thënë Limaj.

Ndërpritet seanca, shtyhet për të dielën në ora 10:00

Seanca e sotme është ndërprerë pas dështimit të Albulena Haxhiut të zgjidhet kryeparlamentare.

Ajo s’mori votat e nevojshme dhe kryesuesi Avni Dehari e ndërpreu seancën.

“Detyrohemi ta ndërpresim seancën.  

27 prill sërish në ora 10:00. Shihemi përsëri”.

Albulena Haxhiu përsëri nuk merr votat e mjaftueshme për kryeparlamentare

Për herën e gjashtë radhazi ka dështuar konstituimi i Kuvendit.

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu për të parën e Kuvendit, ka dështuar përsëri t’i siguroi 61 votat e nevojshme  që të marrë këtë pozitë.

Ndërkaq, partitë e tjera kanë pasur qëndrim të qartë me vota kundër Haxhiut për të parën e parlamentit.

Të njëjtat, kanë bërë thirrje nga VV-ja që të propozojë kandidat tjetër për këtë pozitë, pasi që Haxhiu, siç është thënë nga këto parti, është përçarëse dhe ka shumë skandale.

Për Haxhiun kryetare kanë qenë 57 vota.

Kundër 47 vota.

Ndërsa kanë abstenuar tre deputetë.

Deputetët nisin të mblidhen për vazhdimin e seancës konstituive

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë filluar të arrijnë në objektin e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të legjislaturës së nëntë,.

Në Kuvend ka ardhur edhe e nominuara për kryeparlamentare nga LVV-ja, Albulena Haxhiu dhe deputetë të tjerë nga kjo parti.

Po ashtu, në Kuvend kanë ardhur edhe deputetë nga opozita, përfshirë kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.

Në pesë tentime të mëparashme, Kuvendi ka dështuar të zgjedh trupat e tyre, rrjedhimisht ka dështuar të konstituohet në tërësi legjislatura e nëntë.

Peci: Rruga më e mirë, më e duhura dhe më e arsyeshme është me debllokua këtë bllokadë

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci thotë se rruga e duhur dhe më e arsyeshme është zhbllokim i situatës së Kuvendit të Kosovës.

Ai thotë se duhet zgjidhje e shpejt me qëllim të konstituimit të Kuvendit dhe më pas formimit të qeverisë së re, raporton KosovaPress.

“Unë mendoj se partitë opozitare, ose partia për partinë tjetër nuk mund të propozoj e voton nuk e voton është zgjedhja e tyre…Ne mendojmë se rruga më e mirë, më e duhura dhe më e arsyeshme është me debllokua këtë bllokadë dhe me shkua drejtë konstituimit të Kuvendit….Zgjidhja mbetet në vullnetin dhe vendosmërinë e deputetëve, unë jam që me pas zgjidhje sa më të shpejt në kuptimin që me konstitu Kuvendin dhe me u fut në afate kushtetuese për themelimin e qeverisë”, tha Peci.

Vazhdimi i gjashtë i seancës për konstituimin e legjislaturës së nëntë pritet të mbahet sot në orën 10:00.

Në Kuvendin e Kosovës të mërkurën për herë të pestë ka dështuar të konstituohet legjislatura e nëntë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Lëvizja Vetëvendosje, si partia e parë në zgjedhje, ka të drejtën ekskluzive të nominojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në vitin 2014.

Mirëpo, e njëjta në tri tentime ka dështuar ta zgjedhë kryeparlamentare deputeten Albulena Haxhiun. 

​Bahtiri optimist për ecurinë e seancës së sotme

Para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri shprehet optimist për ecurinë e seancës së sotme.

Ai beson që me mbështetjen e opozitës do të arrihet të votohet kandidati i LVV-së për kryekuvendar.

E kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, për dallim nga herët tjera sot nuk i ka ftuar në takim konsultatitv partitë parlamentare. Sipas tij s’ka nevojë për këtë takim.

Bahtiri: Pritshmëritë janë pozitive

“Sigurisht që pozitiv…(A do të kaloj) Sigurisht që me opozitën”, tha ai.

Vazhdimi i gjashtë i seancës për konstituimin e legjislaturës së nëntë pritet të mbahet sot në orën 10:00.

Në Kuvendin e Kosovës të mërkurën për herë të pestë ka dështuar të konstituohet legjislatura e nëntë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, raporton KosovaPress.

Lëvizja Vetëvendosje, si partia e parë në zgjedhje, ka të drejtën ekskluzive të nominojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në vitin 2014.

Mirëpo, e njëjta në tri tentime ka dështuar ta zgjedhë kryeparlamentare deputeten Albulena Haxhiun. Ajo në seancat e 19 prillit dhe të 23 prillit mori vetëm 57 vota nga 61 sa janë të nevojshme për të marrë këtë post.

Kundër zgjedhjes së saj në organin më të lartë legjislativ janë deputetët nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndërkaq tre deputetët e Nisma Socialdemokrate po abstenojnë.

Nga radhët e komuniteteve jo shumicë, deputetët e Listës Serbe në seancën e fundit nuk morën pjesë në votim. Të njëjtën gjë e bëri edhe deputetja nga komunitetit boshnjak, Duda Balje.

Përkundër që nuk ka përkrahje nga opozita, në Lëvizjen Vetëvendosje kanë theksuar se do të vazhdojnë të propozojnë Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit, përkundër dështimit në tri tentime.

Edhe shoqëria civile po kërkon nga presidentja Vjosa Osmani t’i ftojë partitë parlamentare për konsultime, pas dështimit për herë të pestë të konstituimit të Kuvendit.

--------

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës me fillim në ora 10:00 do të mblidhen sërish sot për të vijuar punimet e seancës konstituive të Legjislaturës së nëntë.

Në rend ditë janë: zgjedhja e kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe edhe në seancën e e kaluar konstituive, nuk u arrit që deputetja e VV-së Albulena Haxhiu, të marrë besimin e deputetëve.

Me 57 vota për, 46 kundër dhe tri abstenime, kryesuesi Avni Dehari konstatoi se propozimi nuk kalon dhe seancën e ndërpreu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat