Limaj për kandidaturën e Haxhiut: Qëndrimi dhe votimi ynë është ashtu siç ka qenë herët e kaluara

Aktuale

Limaj për kandidaturën e Haxhiut: Qëndrimi dhe votimi ynë është ashtu siç ka qenë herët e kaluara

Më: 25 prill 2025 Në ora: 10:20
Kreu i Nismës, Fatmir Limaj

Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, tha se votimi i tyre do të jetë i njëjtë për propozimin e Vetëvendosjes për Albulena Haxhiun kryeparlamentare.

“Qëndrimi dhe votimi ynë është ashtu siç ka qenë herët e kaluara”, tha shkurt Limaj para gazetarëve në Kuvend, duke mos u përgjigjur në pyetjet tjera të gazetarëve.

Edhe partitë e tjera opozitare kanë thënë se s’do të ndërrojnë qëndrim.

Po ashtu edhe nga Vetëvendosje thanë se Haxhiu do të propozohet sërish për kryeparlamentare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat