Rexhaj: Takimet po vazhdojnë me deputetët e pakicave

Aktuale

Rexhaj: Takimet po vazhdojnë me deputetët e pakicave

Më: 25 prill 2025 Në ora: 10:29
Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvevendosje, Arbër Rexhaj

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvevendosje, Arbër Rexhaj, ka thënë se LVV-ja po vazhdon takimet me përfaqësuesit e pakicave joserbe në Kuvendin e Kosovës.

Ai tha se takime janë zhvilluar me dy deputetët e këtyre pakicave që nuk e kishin votuar Albulena Haxhiun për kryeparlamentare herat e kaluara, Duda Balen dhe Veton Berishën.

“Unë besoj që dialogu dhe marrëveshja do të arrihet me subjektet që përfaqësojnë interesin e qytetarëve”, tha Rexhaj.

Ai tha se Berisha ka pranuar ta votojë propozimin për kryeparlamentar, por se s’ka marrëveshje për qeveri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat