​Çitaku: LVV duhet ta zhbllokoj situatën

Aktuale

​Çitaku: LVV duhet ta zhbllokoj situatën

Më: 25 prill 2025 Në ora: 10:33
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku e bën përgjegjëse Lëvizjen Vetëvendosje për zhbllokim të situatës në Kuvendin e Kosovës, raporton KosovaPress.

Deputetja e PDK-së, thotë se “nuk është çështja se partia prej nga vjen ajo a ka ndërruar qëndrim, por a ka pas përpjekje nga LVV për zhbllokim të kësaj situate politike”.

“Po mendoj që i tërë debati i këtyre ditëve të fundit është shtruar në mënyrë të gabuar, nuk është çështja se a ka ndërruar qëndrim PDK, por a ka ndryshuar qëndrim dhe a ka përpjekje për zhbllokim nga ana e subjektit të parë parlamentar, Lëvizjes Vetëvendosje. Ata duhet ta zhbllokojnë situatës”, tha ajo.

Në ora 10:00 ishte paraparë vazhdimi i seancës konstituive e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të zgjidhen edhe kryetari i Kuvendit bashkë me nënkryetarit.

Ky është tentimi i gjashtë për konstituim të Kuvendit dhe i katërt për kryetar të Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje si partia e parë fituese në zgjedhjet e 9 shkurtit si kandidatë për kryekuvendar ka propozuar, Albulena Haxhiun.

Por, në tri tentimet e kaluara ajo nuk ka arritur t’i siguroj votat për këtë pozitë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat