Salihu: Gjatë vitit 2023-2024 ka rënie tatimore në komunat e Kosovës

Aktuale

Salihu: Gjatë vitit 2023-2024 ka rënie tatimore në komunat e Kosovës

Më: 25 prill 2025 Në ora: 18:15
Bekim Salihu

Bekim Salihu nga Instituti GAP tha se gjatë vitit 2023-2024 ka rënie tatimore nëpër komuna të Kosovës. Ai shtoi se Instituti GAP ka një javë që në vazhdimësi ka [publikuar disa të dhëna buxhetore ku paraqiten të dhënat për tatimet në pronë, për borxhet e qytetarëve ndaj institucioneve lokale, por edhe për investimet kapitale.

Ai në magazinën informative InfoPlus, bëri të ditur se te tatimi në pronë është vërejtur një rënie të konsiderueshme në komuna, ndoënse kjo është një prej të hyrave kryesore që kanë komunat.

“Pra tatimi në pronë është e hyra kryesore që kanë komunat, ndërkaq kjo rënie manifestohet me -29 % të, në krahasim me vitin 2023. Në këtë vit kemi pasur mbi 46 milionë euro të hyra në 38 komuna të Kosovës, ndërsa në vitin 2024 kemi 33 milionë euro të hyra nga tatimi në pronë”, tha Salihu.

Ai më tej shtoi se në vitin 2022 ka pasur të hyra më  të madha nga tatimi në pronë, sesa në vitin 2024.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat