Takimet në Vatikan, gazetari i medias gjermane me fjalë të mëdha për Osmanin – ja çka shkruan

Aktuale

Takimet në Vatikan, gazetari i medias gjermane me fjalë të mëdha për Osmanin – ja çka shkruan

Nga: A.M. Më: 26 prill 2025 Në ora: 16:15
Foto nga takimi

Gazetari i medias gjermane, Deustche Welle, Bahri Cani, ka komentuar takimet që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i zhvilloi në Vatikan.

Cani përmes një postimi në Facebook e vlerësoi lart figurën e presidentes Osmani, ku tha se po e mban gjallë prezencën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ai përmendi edhe takimin e Omanit me Trump në ceremoninë e varrimit të Papës, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu është për momentin ajo që po mban të gjallë prezencën e Kosovës në arenën ndërkombëtare!

Shtrëngimi i duarve me presidentin Trump në një ceremoni varrimi të Papës është sigurisht vetëm një kurtoazi, por për Kosovën çdogjë në këtë moment kur janë bllokuar institucionet e tjera është shumë me rëndësi!

Në veçanti përshëndetja me Trumpin. Mund të kemi kritika ndaj tij sa të doni, kam edhe unë, por Amerika është dhe mbetet vendi më i rëndësishëm!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat