“Djali më lindi në ditëlindjen e vëllaut” – Rrëfimi emocional i Burim Beqirajt për masakrën e Mejës

Aktuale

“Djali më lindi në ditëlindjen e vëllaut” – Rrëfimi emocional i Burim Beqirajt për masakrën e Mejës

Më: 27 prill 2025 Në ora: 21:06
Pamje nga videoja

Në përvjetorin e kësaj masakre, çdo vit nga Gjermania vjen në Kosovë Burim Beqiraj. Vëllau i tij është në mesin e të rënëve.

“Na e kem ditë, njoni kemi mu vra”.

Çdo vit, 27 prilli Burim Beqirajn e gjen në Kosovë.

Ai vjen nga Gjermania, për përvjetorin e vëllaut të tij, Arsimit, i cili është në mesin e të rënëve në masakrën e Mejës.

26 vjet më parë, para se të ndaheshin, dy vëllezërit e kishin një premtim për njëri tjetrin.

E nga ajo ditë, 45 vjeçari e thërret çdo ditë emrin e të vëllaut.

Beqiraj që punonte si mjek në atë kohë, thotë se kishte shëruar shumë të plagosur.

Në ditën e masakrës së Mejës, në Kosovë shënohet Dita Kombëtare e Personave të Zhdukur.

26 pas luftës, 1617 qytetarë janë në listën e të pagjeturve

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat