Prattipati shkon në Shtërpcë, takon kryetarin Jevtiq

Aktuale

Prattipati shkon në Shtërpcë, takon kryetarin Jevtiq

Më: 28 prill 2025 Në ora: 13:17
Pamje nga takimi

Mëngjesin e sotëm, e ngarkuara me Punë e Ambasadës së Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka vizituar komunën e Shtërpcës.

Gjatë kësaj vizite, ajo ka zhvilluar një takim me kryetarin e kësaj komune, Dalibor Jevtiq, njofton Klankosova.tv.

Përmes një postimi në Facebook, bëhet e ditur se në takim u diskutua për mbylljet e fundit të institucioneve në komunë.

“Prattipati rikonfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së SHBA për një Kosovë multietnike që plotëson nevojat e të gjithë njerëzve të saj”, thuhet më tej në postim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat