Abdixhiku mungoi sot në Kuvend, Limaj lë hapur mundësinë e mungesës në seancën e së enjtes

Aktuale

Abdixhiku mungoi sot në Kuvend, Limaj lë hapur mundësinë e mungesës në seancën e së enjtes

Më: 29 prill 2025 Në ora: 11:33
Kuvendi i Kosovës

Në seancën e sotme konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila përfundoi me dështim si pasojë e mungesës së kuorumit, mungoi kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku, ka munguar pa dhënë ndonjë arsye të saktë për këtë, duke lënë të paqartë arsyet e mungesës së tij.

Po ashtu, në seancën e kaluar, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, nuk ishte prezent në seancë për shkak të përvjetorit të Masakrës së Mejës, një ngjarje e rëndësishme për të dhe qytetarët e Kosovës.

Nga ana tjetër, Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate, ka lënë të kuptohet se mund të mungojë edhe ai në seancën e ardhshme të enjten, për shkak të angazhimeve të tjera që ka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat