Bajqinovci: Opozita po të kishte votat për qeveri, do ta votonte kryeparlamentarin

Aktuale

Bajqinovci: Opozita po të kishte votat për qeveri, do ta votonte kryeparlamentarin

Më: 29 prill 2025 Në ora: 21:36
Mefail Bajqinovci

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka deklaruar se partitë opozitare nuk i kanë votat për formimin e qeverisë dhe prandaj sipas tij ata nuk e votojnë kryeparlamentarin.

Bajqinovci është shprehur se opozita duhet të reflektojë dhe ta votojë propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit

“Mendoj që opozita e sotshme duhet të reflektojë dhe të votojë propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje që na takon ne dhe pastaj ta shohim nëse ata i kanë votat për qeveri sepse ata po ti kishin votat për qeveri unë mendoj që shumë shpejt do ta votonin kryeparlamentarin”, ka thënë ai.

I pyetur se cfarë nëse nuk reflekton opozita ai ka thënë se mendon që ndryshe nuk e thotë Kushtetuta dhe ka kërkuar nga opozita zhbllokim të çështjes së kryeparlamentarit

“Unë mendoj që ndryshe nuk e thotë Kushtetuta. Unë besoj që janë shumë argumente që ne jemi shumë parimor dhe kërkojmë që të zhbllokohet kjo dhe nëse opozita mendon që i ka votat për qeveri le ta zhbllokon cështjen e kryetarit të Kuvendit dhe pastaj e shohim se kush e themelon qeverinë”, ka shtuar Bajqinovci në emisionin “Këndi i Debatit”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat