​Aprovohen transaksionet e shitjes numër 71, oferta nuk kishte për 57 asete

Aktuale

​Aprovohen transaksionet e shitjes numër 71, oferta nuk kishte për 57 asete

Më: 30 prill 2025 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) mbajti sot mbledhjen e rregullt në të cilën aprovoi transaksionet e shitjes së aseteve përmes likuidimit numër 71, ku 10 asete u aprovuan, 4 u refuzuan dhe për 57 asete nuk kishte oferta.

Bordi, po ashtu, miratoi kërkesën e Komunës së Ferizajt për dhënien e pëlqimit për rregullimin dhe zgjerimin e tribunave të stadiumit “Ismet Shabani” në Ferizaj, në asetet e ndërmarrjes shoqërore Plantacioni.

Ndërsa, lidhur me kërkesën e Ministrisë e Punëve të Brendshme për asetet e ndërmarrjes shoqërore RTP, Bordi vendosi që asetet e paluajtshme t’i jepen me qira MPB-së.

Bordi miratoi shpërndarjen e përkohshme të fondeve të likuidimit për kreditorët e ndërmarrjes shoqërore Zastava Ramiz Sadiku, si dhe shpërndarjen plotësuese të përkohshme të fondeve të likuidimit për kreditorët e ndërmarrjes shoqërore Metaliku.

Gjithashtu, u miratuan dy heqje dorë nga asete për të mirë publike si ndërmarrja shoqërore Bujqësia 10-5 ZK Poterq i Epërm, që shfrytëzohet si rrugë publike, dhe ndërmarrja shoqërore Mirusha 00130-2 ZK Dollovë, që shfrytëzohet si lum.

Bordi vendosi që Kooperativa Zejtare Banesore “Bashkimi” Prishtinë/Kosovë dhe çdo aset i kësaj ndërmarrjeje që do të identifikohet në të ardhmen, janë në pronësi shoqërore dhe bien nën administrimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat