Rënia e lirisë së mediave, reagojnë nga Lëvizja Vetëvendosje: Është e pavërtetë/ Ja si u përpilua raporti

Aktuale

Rënia e lirisë së mediave, reagojnë nga Lëvizja Vetëvendosje: Është e pavërtetë/ Ja si u përpilua raporti

Nga: N.E Më: 2 maj 2025 Në ora: 11:42
Levizja Vetevendosje

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar pas raportit se në Kosovë ka rënie të lirsë së medias.

Sipas tij, kjo është totalisht e pavërtetë.

“Me thënë se në Kosovë nuk ka liri të shprehjes është totalisht e pavërtetë.

Në Kosovë jo që ka liri të shprehjes, por ka liri absolute të të shprehurit. Madje deri edhe në mosndëshkim absolut të shpifjes”, shkruan Manxhuka.

Tutje, ai tregon si është përpiluar raporti.

“Por, si ky raport? E thjeshtë.

Këta që sot po reagojnë "të çuditur" me raportin janë ata që kanë dhënë përgjigje para përpilimit të këtij raporti. Pra, raporti flet për Kosovën sikur kanë folur këta të Kosovës. Duke dashur ta godasin Qeverinë përmes raporteve, në fakt janë duke dalë edhe më joseriozë.

Liria, mendimi, liria e mendimit, shprehja, asnjëherë nuk janë ndalur e as s’mund të ndalen. Por, gënjeshtra ka kosto, nëse jo përmes normash, atëherë me humbje kredibiliteti. Dhe për këtë kanë përgjegjësi këta që sot po "çuditen"”, përfundon zëdhënësi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat