Marrëveshje pezull? – Çfarë tregon abstenimi i Nismës për Albulena Haxhiun

Aktuale

Marrëveshje pezull? – Çfarë tregon abstenimi i Nismës për Albulena Haxhiun

Më: 2 maj 2025 Në ora: 20:48
Kuvendi

Për çdo 48 orë, e ngritën dorën për abstenim.

Në gjashtë tentimet e Vetëvendosjes për të bërë kryetare të Kuvendit Albulena Haxhiun, partia Nisma Socialdemokrate nuk votoi pro e as kundër.

I pari i partisë, Fatmir Limaj me dy deputetët e tij vendosën të përdorin këtë formë.

Për ish ambasadorin e Kosovës, Sylë Ukshini, në opinionin publik është krijuar një bindje që ka një marrëveshje VV- Nisma.

E kjo siç thotë ai, ka bërë që Limaj të shpresojë se do ta ketë postin e kryekuvendarit.

E profesori universitar, Avdi Smajljaj thotë se në këtë formë Nisma tregon se kanë një marrëveshje pezull.

Mirëpo, Smajljaj thotë se me këtë qasje kjo parti rrezikon edhe de-faktorizimin.

Televizioni ka kërkuar një përgjigje edhe nga partia Nisma për këtë qëndrim, mirëpo të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat