Pse Vuçiqi nuk u takua me Trumpin në Florida? Ish-ushtaraku “zbulon” prapaskenat që fshihen pas anulimit

Aktuale

Pse Vuçiqi nuk u takua me Trumpin në Florida? Ish-ushtaraku “zbulon” prapaskenat që fshihen pas anulimit

Nga: A.SH Më: 4 maj 2025 Në ora: 12:25
Vuçiq dhe Trump

Anulimi i bujshëm i takimit të paralajmëruar mes Aleksandar Vuçiqit dhe Donald Trumpit në Florida, që u shpall si pasojë e "arsyeve shëndetësore", në fakt ka prapaskena më të thella dhe politike.

Sipas burimeve të ish-ushtarakut, Muharrem Maralusha që në qarqet politike në SHBA, arsyeja e vërtetë nuk kishte të bënte me shëndetin e Vuçiqit, por me një ndikim të drejtpërdrejtë të senatorit të njohur amerikan Marco Rubio – përfaqësues i Floridës dhe figurë me peshë në politikën e jashtme.

Një tjetër arsye, sipas të njëjtave burime, është edhe figura kontroverse e Richard Grenellit – ish-emisari i Trump për dialogun Kosovë–Serbi – i cili ka tentuar të ndërmjetësojë takimin. Rubio nuk e sheh me sy të mirë përfshirjen e Grenellit në çështjet e politikës së jashtme, veçanërisht në rajonin e Ballkanit, ku ky i fundit ka zhvilluar një aktivizëm të pazakontë dhe, për shumë analistë, të dëmshëm.

Reagimi në Facebook:

Vuçiqi nuk takohet me Trumpin, pse?

Vuçiqi e eliminoi vizitën dhe takimin e tij me Trumpin në Florida. Ky lajm bëri një bujë të madhe në mediat serbe dhe në Kosovë. Mediat serbe njoftuan se kjo ndodhi për arsye shëndetësore të Vuçiqit – gjë që nuk ishte aspak e vërtetë.

Unë bëra disa pyetje elementare brenda rrethit tim politik këtu ku gjendem dhe e gjeta çelësin e derës së rrenave patologjike serbe. Arsyeja ishte se Sekretari i Shtetit këtu në SHBA, senatori Marco Rubio, që është me prejardhje nga Florida, është i njohur në qarqet politike si një person që nuk ka mendime pozitive për dashamirin e Vuçiqit që quhet “Putin”.

Kështu që Rubio nuk kishte asnjë arsye pozitive pse Vuçiqi duhet të takohej me Trumpin në shtëpinë e tij në Florida.

Edhe një lajm tjetër që unë e konsideroj të rëndësishëm: Rubio nuk ka ndonjë mendim pozitiv për “burazërin” e Vuçiqit që quhet Grenell. E Grenelli po i përzihet senatorit Rubio në oborrin e tij që është politika e jashtme. Ne të gjithë e dimë se Grenelli i ka futur gishtat e tij gjithkund në Ballkan. Rubio nuk do që ndokush t’i përzihet në domenin e tij që është resori i tij.

Kalofshi sa më mirë… Tung.

Dhe një gjë tjetër: Rubio nuk është në “dashuri” me njerëz pa moral të fortë familjar – për çka Grenelli është i njohur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat