As përpjekja e njëmbëdhjetë nuk çon në konstituim të Kuvendit
Për të njëmbëdhjetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.
Ligjbërësit refuzuan për të tretën herë rresht që ta formojnë një komision për votimin e fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës.
Në vazhdimin e seancës konstituive, të hënën, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe refuzuan sërish që të propozojnë një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë.
Seanca konstituive do të vazhdojë të mërkurën, në orën 10:00.
Vazhdon bllokada në Kuvend, ndërpritet sërish seanca
Në mungesë të korumit për formimin e Komisionit verifikues për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit në formë të fshehtë është ndërprerë vazhdimi seancës konstituive.
Për ndryshimin ë formës së votimit të kryeparlamentarit kanë votuar vetëm 56 deputetë.
Ndërsa të tjerët nuk morën pjesë në votim fare, ani pse në seancë ishin të pranishëm 111 deputetë.
Seanca u caktua të vazhdojë me datën 7 maj.
Seanca nis me një minutë heshtje me rastin e Ditës së dëshmorëve
Gashi i LDK-së: Nuk kalon kandidatura e Albulena Haxhiut, as me votë të hapur as të fshehtë
As me votë të hapur as të fshehtë kandidatura e Albulena Haxhiun “nuk kalon”, tha deputeti i LDK-së, Arben Gashi.
Votimin e fshehtë e quajti “të papranueshme e të palogjikshme”.
Deklarimi i Gashit:
Rezultat i papjekurisë së sjelljes politike…tash po refuzojnë të komunikojnë me Kurtin, si rezultatet i sjelljes agresive.
Sa i përket votimit të fshehtë, janë dy arsye sepse ka filluar procedura e votimit dhe nuk mund të nryshohet në proces. Nëse do të duhej votim i fshehtë, do të duhej procedurë e re. Dhe do të duhej me këtë të propozohej kandidat të ri.
E papranueshme dhe e palogjikshme.
Dhe sa i përket refuzimit për votim të fshehtë, kjo është çështje transparece dhe mënyrës se si e shohin politikën.
Nuk do të kishte asnjë rezultat të tjetër.
Nuk kalon ajo kandidaturë.
Lojë e VV-së për të ikur prej përgejgjësië, se ata nuk gjejnë partnerë. Kjo është situata ku jemi, sa më shpejt ta kuptojnë aq më mirë.
Ai duhet të bëjë hapa të ndërtojë mirëbesim me partitë politike.
Kurti duhet të kërkojë falje për gjuhën ofenduese dhe degraduese për të ndërtuar mirëbesim.
Limaj: Ka filluar me votim të hapur dhe duhet të përfundojë kështu
Kreu i AAK’së, Fatmir Limaj, para nisjes së vazhdimit të seancës konstituive ka folur për kërkesën e VV’së që votimi për kryeparlamentar të zhvillohet në mënyrë të fshehtë.
Ai tha se po të fillonte me votim të fshehtë do të ishte e lejueshme.
“Ka filluar me votim të hapur dhe duhet të përfundojë kështu”, tha ai.
Kujtojmë se, LVV po insiston ende për votimin e fshehtë.
Haradinaj: Nëse ka kandidat të ri votojmë pro, ndryshe vota është kundër
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj para senacës konstitutive është deklaruar për media.
Haradinaj ka thënë se nëse kemi kandidat të ri unifikues do ta kryejmë detyrën tonë, nëse jo do të vazhdoj njëjtë.
“Mendoj se është urgjente që ne si opozitë ta shqyrtojmë këtë situatë dhe të gjejmë një rrugë për veprime mëtejmë. Mund të jetë një adresim në Gjykatën Kushtetuese”, tha Haradinaj.
Sot është tentimi i 11-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.
Tashmë partia e parë e cila doli në zgjedhjet e 9 shkurtit Lëvizja Vetëvendosje po tenton që kryeparlamentarin ta zgjedh me votim të fshehtë, por kjo mënyrë e votimit nuk po përkrahet nga partitë opozitare.
Berisha thotë se do ta votonte Fitore Pacollin
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha deklaroi edhe një herë se do të ishte pro Fitore Pacollit për kryeparlamentare.
Para fillimit të seancës, përpjekje kjo e njëmbëdhjetë për konstitutim të kuvendit, ai foli shkurt para mediave.
Berisha: Fitore Pacollin e kisha votuar edhe përkundër problemeve me hajni e subvencione
“Fitore Pacollin e kisha votuar, edhe përkundër atyre problemeve me megja e me hajni e asi subvencione”, deklaroi Berisha.
Për herë të njëmbëdhjetë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur të arrijnë në objektin e legjislativit për të vazhduar seancën konstituive, e cila ka nisur që nga 15 prilli.
Kusari-Lila: Ditë e re fat i ri, Haxhiu është kandidate për kryeparlamentare
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila thotë se vazhdimi i seancës së sotme konstituive do të vazhdojë aty ku ka mbetur procedura.
Ajo thotë se është fakti i ditur që Albulena Haxhiu është kandidatja e LVV-së për kryetare të Kuvendit të Kosovës.
Kusari-Lila: Procedura duhet të vazhdoj aty ku ka mbetur ta shohim
“Procedura duhet të vazhdoj aty ku ka mbetur ta shohim…Është fakt i ditur që Albulena Haxhiu është kandidate. Ditë e re fat i ri”, theksoi ajo.
Sot është tentimi i 11-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Tashmë partia e parë e cila doli në zgjedhjet e 9 shkurtit Lëvizja Vetëvendosje po tenton që kryeparlamentarin ta zgjedh me votim të fshehtë, por kjo mënyrë e votimit nuk po përkrahet nga partitë opozitare.
Lëvizja Vetëvendosje e ka propozuar Albulena Haxhiu për kryeparlamenetare.
Vazhdimi i seancës konstituive, deputetët fillojnë të mblidhen në Kuvend
Për herë të 11-të, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur të arrijnë në objektin e legjislativit për të vazhduar seancën konstituive, e cila ka nisur që nga 15 prilli.
Në Kuvend kanë ardhur deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, por edhe deputetë nga parti të tjera parlamentare.
Deputetët assesi nuk mundet të zgjedhin trupat e organit kryesor legjislativ, pasi Lëvizja Vetëvendosje si partia e parë në zgjedhje e 9 shkurtit nuk po mundet të zgjedh kryeparlamentarin, gjë e cila i takon sipas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014.
Kundër Albulena Haxhiut, si e propozuar e LVV-së për kryeparlamentare janë nga PDK-ja, LDK-ja, Lista Serbe, AAK-ja, ndërkaq tre deputetët e Nisma-s po abstenojnë.
Kurti përsëri nuk flet për gazetarët
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti edhe sot kur për herë të njëmbëdhjetë po tentohet konstiuimi i Kuvendit të Kosovës, përsëri nuk foli për medie.
Nëpër daljet publike të fundit, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk iu është përgjigjur gazetarëve kur është pyetur rreth konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Sot është tentimi i 11-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Tashmë partia e parë e cila doli në zgjedhjet e 9 shkurtit Lëvizja Vetëvendosje po tenton që kryeparlamentarin ta zgjedh me votim të fshehtë, por kjo mënyrë e votimit nuk po përkrahet nga partitë opozitare.
Lëvizja Vetëvendosje e ka propozuar Albulena Haxhiu për kryeparlamenetare.