Letra e Kurtit, Haziri: Sonte LDK-ja nuk vonohet, e kemi trajtuar me seriozitet

Aktuale

Letra e Kurtit, Haziri: Sonte LDK-ja nuk vonohet, e kemi trajtuar me seriozitet

Më: 5 maj 2025 Në ora: 21:36
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kjo parti nuk do të vonohet dhe do të japë një përgjigje sa i përket letrës së fundit të kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, e publikuar mëngjesin e sotëm.

Ai tha se kjo letër është rrethanë e re politike.

“LDK-ja ka filluar konsultimet. Për koalicion vendos vetëm Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së. Nuk ka ndryshim në qëndrim. Abdixhiku si kryetar i LDK-së e ka mandatin e plotë të përfaqësimi të LDK-së dhe çdo lloj formati të përfaqësojë LDK-në për qëllime politike, me kohë do të përgjigjet”, tha ai.

“Sonte LDK duhet me qenë e gatshme të reagojë mençur si çdo herë, ne as nuk ngutemi e as nuk vonohemi. E kemi trajtuar me seriozitet, as nuk vonohemi, ju siguroj që sonte LDK-ja nuk vonohet”, u shpreh tutje Haziri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat