Hoxha e PDK-së: Sot kryesuesi i seancës s’e nderoi me një minutë, figurën e Kaqusha Jasharit

Aktuale

Hoxha e PDK-së: Sot kryesuesi i seancës s’e nderoi me një minutë, figurën e Kaqusha Jasharit

Më: 7 maj 2025 Në ora: 13:00
Avni Dehari

Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Eliza Hoxha, ka shprehur një pakënaqësi mbi mënyrën sesi sot kryesuesi, Avni Dehari nisi seancën konstituive.

Siç thotë ajo, Dehari nuk kërkoi as një minutë heshtje, në nderim për figurën e aktivistes Kaqusha Jasharit, e cila dje u nda nga jeta.

Sot, z.Dehari  kryesuesi (i përkohshëm) i Kuvendit të Kosovës nuk qe në gjendje të thërras për një minutë nderim për figurën e zonjës Kaqusha Jashari – deputete e po këtij kuvendi dhe jo vetëm si dhe nënshkruese e deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

Kaq për respektin ndaj kontribuesve në dhe për këtë vend.

Çfarë kulture është kjo?

Çfarë trashëgimie prodhon kjo?

Çfarë kujtese kolektive?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat