Katër motoristë humbasin kontaktin në Shterpcë, fillon operacioni i kërkimit

Aktuale

Katër motoristë humbasin kontaktin në Shterpcë, fillon operacioni i kërkimit

Më: 10 maj 2025 Në ora: 23:13
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH)

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) ka njoftuar se ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi në qytetin e Shterpcës, për lokalizimin dhe shpëtimin e katër motoristëve nga Suhareka.

Njoftimi:

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) ju njofton se kemi filluar një operacion kërkim-shpëtimi në qytetin e Shterrpces për gjetjen e 4 motorristav nga Suhareka.

Ekipet tona janë të angazhuara në terren së bashku me Policinë e Kosovës dhe po punojnë për gjetjen dhe shpëtimin e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat