​Bajqinovci: Kryeparlamentari i takon LVV-së, jemi të hapur për bisedime për koalicion qeverisës

Aktuale

​Bajqinovci: Kryeparlamentari i takon LVV-së, jemi të hapur për bisedime për koalicion qeverisës

Më: 11 maj 2025 Në ora: 10:47
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se janë të hapur për koalicion qeverisës, mirëpo pozita e kryetarit të Kuvendit nuk negociohet pasi, sipas tij, i takon partisë së parë.

Bajqinovci: Pozita e kryetarit të Kuvendit i takon LVV-së, jemi të hapur për bisedime për koalicion qeverisës

“Ne kemi tentuar të bisedojmë dhe i kemi dërguar letër LDK-së, jemi të hapur. Por pozita e kryeparlamentarit nuk negociohet pasi i takon të parit. Mirëpo për qeveri, normalisht se mund të bisedime. Për çështjen e kryetarit të Kuvendi s’ka diskutim pasi dihet se kujt i takon”, tha ai.

Madje, ai shtoi se disa deputetë opozitarë kanë shfaqur dilemat për votimin e kryetarit të Kuvendit, mirëpo “partitë opozitare s’po i lejojnë”.

Bajqinovci: Disa deputetë opozitarë kanë shfaqur dilemat për votimin e kryetarit të Kuvendit

“Disa deputetë kanë shfaqur dilemat e tyre pse të mos votohet dhe të kryhet çështja e kryetarit të Kuvendit, mirëpo partitë politike s’po i lejojnë”, theksoi ai. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat