Mbyllet kompania paralele e ujësjellësit “Ibar” – Kurti përgëzon KRU Mitrovicën për shërbime cilësore në veri

Aktuale

Mbyllet kompania paralele e ujësjellësit “Ibar” – Kurti përgëzon KRU Mitrovicën për shërbime cilësore në veri

Nga: A.SH Më: 13 maj 2025 Në ora: 16:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njofutar se është mbyllur kompania paralele e ujësjellësit “Ibar” në Mitrovicën e Veriut.

Përmes një statusi në Facebook, ajo ka thënë se kjo ka ndodhur me kërkesë të Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike të Ministrisë së Ekonomisë.

“Ky është një hap konkret që i shërben sundimit të ligjit dhe funksionalizimit të shërbimeve publike nga institucionet e shtetit tonë. Në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar në janar të këtij viti mes KRU Mitrovicës dhe Komunës së Mitrovicës së Veriut, shërbimet e rregullta e më cilësore për qytetarët e Komunës së Mitrovicës së Veriut do të ofrohen nga KRU Mitrovica, me standarde më të larta dhe në përputhje të plotë me ligjet tona”, ka shkruar Rizvanolli.

Këtë veprim e ka mbështetur edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti.

“Përgëzime dhe punë të mbarë KRU Mitrovicës në ofrimin e shërbimeve cilësore për të gjithë qytetarët e Komunës së Mitrovicës së veriut”, shkruan ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat