Drejtori i kompanisë paralele “Ibar” thotë se nuk ka informacione pse është mbyll kompania

Aktuale

Drejtori i kompanisë paralele “Ibar” thotë se nuk ka informacione pse është mbyll kompania

Më: 14 maj 2025 Në ora: 13:27
Foto nga vendi i ngjarjes

Zoran Vuçiniq drejtor kompania paralele e ujësjellësit “Ibar” në Mitrovicën e Veriut e cila është mbyll të martën ka thënë për Tëvë1 se nuk ka informacione se çfarë po ndodh.

Të mërkurën punëtorët e kësaj kompanie janë larguar nga Policia e Kosovës. Ata po qëndrojnë para objektit.

Kjo kompani në mënyrë ilegale ka furnizuar me ujë banorët e kësaj pjese. Tash kjo do të bëhet nga “KRU Mitrovica”

Për këtë ka reaguar Lista Serbe duke kundërshtuar këtë vendim

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat