​IKSHPK raporton për rritje të rasteve të fruthit në Kosovë

Aktuale

​IKSHPK raporton për rritje të rasteve të fruthit në Kosovë

Më: 14 maj 2025 Në ora: 17:32
​IKSHPK

Në Kosovë janë shënuar nëntë raste të fruthit në javën e dytë të muajit maj tek fëmijët nga një deri në pesë vjeç, njoftoi të mërkurën Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Sipas Institutit katër raste janë raportuar nga Ferizaj; dy nga Shtimja dhe nga një rast në Lipjan, Graçanicë dhe Fushë Kosovë. Sipas grup-moshave, rastet e raportuara janë: shtatë raste të moshës një deri dy vjeç dhe dy raste të moshës katër deri pesë vjeç.

Të gjitha rastet kanë të bëjnë më fëmijë të pavaksinuar me vaksinën kundër fruthit MMR (fruth, rubeollë dhe shyta).

“IKSHPK tërheq vërejtjen se nuk bëhet fjalë më vetëm për raste të importuara, por për raste të fruthit të shfaqura brenda komunitetit në Kosovë, drejtpërdrejt si pasojë e mosvaksinimit”, thuhet në njoftimin e IKSHPK.

Në fillim të këtij viti, IKSHPK tha se “nuk pritej” të kishte ndonjë shpërthim të sëmundjes, pasi shkalla e vaksinimit të fëmijëve kundër saj “është e lartë”.

Nga IKSHPK-ja thonë se shkalla e vaksinimit kundër fruthit në Kosovë është mbi nëntëdhjetë për qind.

Normat e vaksinimit me dozën e parë të vaksinës MMR ranë nga nëntëdhjetë e gjashtë për qind në vitin dymijë e nëntëmbëdhjetë në nëntëdhjetë e tre për qind në vitin dymijë e njëzet e tre në të gjithë Evropën. Marrja e dozës së dytë, ndërkaq, ra nga nëntëdhjetë e dy për qind në nëntëdhjetë e një për qind.

IKSHPK u rikujton institucioneve parashkollore dhe atyre shkollore detyrimin për zbatimin e Qarkores Informuese Nr. Zero thye për dymijë e pesë për Informimin e prindërve për vaksinimin e obliguar të fëmijëve, zbatimi i së cilës do të mbikëqyret nga inspektoratet përkatëse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat