Ngjela zbulon “sekretin”: Ushtri e përbashkët Kosovë–Shqipëri?

Aktuale

Ngjela zbulon “sekretin”: Ushtri e përbashkët Kosovë–Shqipëri?

Më: 15 maj 2025 Në ora: 14:39
Spartak Ngjela

Samiti i Komitetit Olimpik Evropian po mbahet në Tiranë.

Sipas analistit Spartak Ngjela, kjo është një vlerë shumë e madhe dhe se i ka mërzitur shumë Sllavët, sepse tregon forcën e  perëndimit në mbështetje të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

“Është ngjarje historike, s’është gjë e vogël, dhe tregon se jemi afër Bashkimit Evropian”, deklaroi Ngjela në emisionin Kosova Today.

Më tej ai shtoi se kryesorja këtu është edhe ideja e krijimit të një ushtrie permanente Shqipëri-Kosovë “Mes tjerash edhe kjo e ka shqetësuar Vuçiqin, sepse ka dalë një plan amerikan për rikonstruksionin e Ushtrisë Shqiptare”.

“Në qoftë se Shqipëria dhe Kosova kanë një marrëveshje mbrojtjeje të përbashkët me ushtritë e tyre dhe Shqipëria është në NATO, që nga ky moment cenimi i Kosovës është cenimi i NATO-s”, tha Ngjela, duke theksuar se ky nuk është lajm që është dhënë, por është një interpretim që bëhet dhe se ende nuk ka një fakt zyrtar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat