Pozhari: Kurti s’mund të akuzohet për bllokim përderisa ka propozuar emrin për kryetar të Kuvendit

Aktuale

Pozhari: Kurti s’mund të akuzohet për bllokim përderisa ka propozuar emrin për kryetar të Kuvendit

Më: 15 maj 2025 Në ora: 22:15
Analisti, Xhevdet Pozhari

Analisti, Xhevdet Pozhari ka vlerësuar bllokimin e konstituimit të Kuvendit po e bëjnë partitë opozitare, që të enjten dështoi edhe tentativa e 16-të për konstituimin e Kuvendit.

Ai ka vlerësuar se Kurti nuk mund të akuzohet për bllokim përderisa ka propozuar emrin e kandidates për kryeparlamentare e që është Albulena Haxhiu.

“Nuk pajtohem që z.Kurti është duke bllokuar, nëse do të bllokonte nuk do të propozonte emër. Emri është në tavolinë dhe këtë po votojnë për, nuk e di prej cilave standarde edhe cilit planet vijnë këto vlerësimet se bllokues është ai që voton për, bllokues është ai që propozon. Është e kundërta. Është shumë më e sinqertë që opozita të thotë që ne jemi duke bllokuar se s’kemi një marrëveshje politike dhe derisa nuk e kemi s’mund ta votojmë këtë emër. Në këtë situatë më shumë se sa Kurti janë ata që kontestojnë kandidaturën e znj. Haxhiu, është ai emri që e ka propozuar Vetëvendosja, sepse i takon edhe me Kushtetutë”, ka thënë Pozhari në emisionin “Këndi i Debatit”.

Pozhari ka folur edhe për takimin e përbashkët të presidentes Osmani me krerët e partive politike parlamentare shqiptare dhe pas tij atë me përfaqësuesit e minoriteteve.

Ai ka thënë se pas takimit me Kurtin, Krasniqin, Abdixhikun e Haradinaj edhe vet presidentja Osmani nuk u shpreh shumë optimiste.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat