IPK rekomandon suspendimin e polices, i shkaktoi lëndim trupor një personi

Aktuale

IPK rekomandon suspendimin e polices, i shkaktoi lëndim trupor një personi

Më: 17 maj 2025 Në ora: 20:00
Inspektorati Policor i Kosovës

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë rekomanduar sot Policisë së Kosovës suspendimin për  një punonjëse të Policisë së Kosovës me dyshimin se i njëjta ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

Sipas njoftimit të IPK, incidenti ku dyshohet se është përfshirë si e dyshuar zyrtarja policore raportohet se ka ndodhur sot në qytetin e Ferizajt.

“Hetuesit e IPK-së për veprimet hetimore janë konsultuar me Prokurorinë Themelore në Ferizaj kurse  rasti  do të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat